Cvetanov i drejtohet Gruevskit: Në burg do të kesh kohë të edukohesh…

Ish-drejtori i Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, Vane Cvetanov, ka thënë se Gruevski në burg do të ketë mjaft kohë që të edukohet.

Marketing

“Gruevski ka kërkuar të mos shkojë në burg pasi do të shkruaj libër. Eh Nikolla, Nikolla… Mos u merakos, në burg janë shkruar libra të njohur, por shumë dobët ke lexuar. Prandaj, tani në burg do të kesh më shumë kohë që të edukohesh. Do të kesh kohë të lexosh, por edhe të shkruash libra. Për të shkruar, burgu është vend ideal. Do të bindesh…”, ka shkruar Cvetanov

Ndryshe, avokati i Nikolla Gruevskit kërkoi shtyrjen e dënimit të ish-kryeministrit, sepse ai tha se Gruevski do të shkruajë një libër bazuar në disertacionin e doktoraturës me temë “Efektet ekonomike të llojeve të ndryshme të flukseve kapitale ndërkombëtare, me theks të veçantë në Republikën e Maqedonisë”.

Marketing