Ish-drejtori i Drejtorisë për parandalimin, pastrimin e parave dhe financim të terrorizmit, Vane Cvetanov, ka lartësuar figurën e kryeministrit Zoran Zaev, ku sipas tij, ai është Goce Dellçevi i ri modern.

“Pa marrëparasysh se a e etiketojnë si tadhëtar apo jo, sipas meje, Zoran Zaev është Goce Dellçevi i ri modern. Ai i sheh çështjet politike 100 vjet përpara. Marrëveshjen e Prespës nuk është përmbyllur gjithçka, por janë mbyllur disa çështje të cilat është dashur të definohen. Vetë sjellja e kreut të VMRO-DPMNE-së ka dërguar porosi të gabuara. Në të ardhmen vështirë që opozita mund të krijoj raporte të mira me partitë e botës perëndimore”, ka thënë Cvetanov.