Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë se çështja e Kosovës është më problematikja nga të gjitha.

Gjatë një interviste për ‘Kurir’, Daçiq ka thënë se qeveria aktuale serbe është e gatshme t’i trajtojë të gjitha vendimet e vështira përfshirë edhe çështjen e Kosovës.

“Duket sikur puna e Sizifit por na takon të mos heqim dorë kurrë, edhe pse gjithçka duket e pashpresë. Nuk është vetëm frazë, është thelbi”, është shprehur Daçiq përcjell lajmi.net.

Ai ka theksuar se është e lehtë të thuhet se kjo qeveri e ka shitur Kosovën dhe është duke zhvilluar një politikë katastrofale.

“Po ju them atyre që kritikojnë: të ishit pak më të përgjegjshëm nuk do të ishin mundësitë aq të mëdha për të humbur Kosovën”.

Sipas tij, janë në rregull kritikat ndaj njëri-tjetrit por ka zgjidhje më të mira dhe nuk duhet të ketë urrejte reciproke.

Artikulli paraprakSi ta ndalni gjakderdhjen brenda 10 sekondave?
Artikulli tjetërSi të gjeni celularin nëse ju ka humbur dhe e keni pa zile