Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë thotë se Veriu i Kosovës nuk mund të mbetet nën udhëheqjen e Prishtinës dhe këtu merr fund çdo gjë.

Sipas Daciqit, cështja e Kosovës zgjidhet nëse bashkësia ndërkombëtare ‘pajtohen me zgjidhjen’.

“Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës dhe kjo është fundi”, tha Daçiq në një deklaratë për transmetimin “Stav” të O2.TV.

Ai ka thënë se për këtë flet që një dekadë dhe e konsideron zgjidhjeve e vetme konkrete që nuk shkakton dëme.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare pajtohet që çështja e Kosovës duhet të mbyllet si një problem që gjeneron paqëndrueshmëri të vazhdueshme, mendoj se kjo çështje do të zgjidhet,” tha kreydiplomati serb.

Megjithatë, ai e pranon se problemi kyç është se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare nuk pajtohen për këtë