Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, në në një konferencë për media ka thënë se edhe një shtet do ta tërheqë vendimin për njohjen e Kosovës, ku, sipas tij, do të bëhet vendi i gjashtë që do ta bëjë këtë.

Daçiq nuk e ka përmendur rastin e Liberisë ku Serbia doli humbëse pasi ky shtet afrikan bëri me dije se do ta hapë ambasadën në Kosovë.

“Më duhet të them se sot do të kem edhe një lajm. Në disa muaj të fundit. 4 shtetet kanë tërhequr njohjen, para disa vitesh këtë e ka bërë një shtet tjetër, ndërsa sot do të jetë vendi i gjashtë”, ka thënë Daçiq. Ai ka thënë se ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i kishte kërkuar që të mos lobojë kundër njohjeve. “Pacolli, para të gjithëve, në Bruksel më tha ‘mos ma prish punën’” ka thënë Daçiq.