Ministri i Punëve të Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic ka provokuar kosovarët, yjet e Zvicrës; Valon Behramin, Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin si dhe Blerim Xhemajli.

“Politika dhe sporti nuk duhet të jenë të përziera, por natyrisht kjo nuk është e mundur në ndeshjen e së premtes”, është shprehur ai.

Kryediplomati serb theksoi se “Ne nuk e dimë nëse luajmë kundër Zvicrës, Shqipërisë apo Prishtinës”.

Vlen të theksohet se ndeshja e vlefshme për kupën “Rusia 2018” ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës do të zhvillohet nesër në ora 20:00.