Daçiq: Njohja e Kosovës është mision i pamundur

Takimi në Berlin nuk është një format i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse dialogu nuk ekziston dhe pozicioni i Serbisë mbetet i pandryshuar – njohja e Kosovës është mision i pamundur.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
“Për çka flasin ata(Prishtina) , ata nuk flasin për dialog, dialogu për ta nuk ekziston. Ekziston dialogu vetëm që Serbia ta njohë Kosovën. Mendoj se duhet të jetë plotësisht e qartë se pozicioni ynë është i pandryshuar dhe që ne e njohim Kosovën me këtë vendim të njëanshëm, siç thonë ata me kufijtë e tanishëm, është një mision i pamundur “, tha kryediplomati serb për Radio Televizionin e Serbisë.

evn