Daçiq plot inat: Në Këshillin e Sigurimit folën presidenti Vuçiq dhe zotëri Thaçi

Ivica Daçiq ka komentuar rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ku u diskutua për Kosovën.
Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka komentuar rezultatin e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit në OKB ku u diskutua për Kosovën.

Marketing

Ai po ashtu në pyetjen e gazetarës së televizionit serb “RTS” ka kërkuar që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, t’i referohet si “zotëri Thaçi”.

“Kërkoj nga ju që të thoni se në mbledhje folën presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe zotëri Thaçi, është më korrekte”, tha ai, përcjell lajmi.net.

“I kemi dëgjuar mendimet e të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit e ajo që është me rëndësi është se u tha qartë se formimi i forcave të armatosura është veprim i kundërt dhe paraqet shkelje të Rezolutës 1244. Po ashtu, nga 15 shtete anëtare, gjashtë nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës”, shtoi ai.

Marketing