Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, deklaroi se një tjetër shtet ka ndryshuar pozicion ndaj shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se Republika Qendrore e Afrikës ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

“Republika Qendrore e Afrikës është vendi i 14-të që ka tërhequr, pezulluar ose saktësuar qëndrimin e saj për të mos e pranuar Kosovën”, deklaroi Daçiq.

Ai madje pretendon se ka notën zyrtare të këtij shteti të cilin më parë edhe e kishte vizituar.