Dafina ndan pamje të reja nga xhirimet e klipit “Duro”

Dafina së shpejti lanson këngën e re.

Dafina Zeqiri është një ndër emrat më të suksesshëm të estradës sonë, e cila është shumë aktive me projekte të reja muzikore.

Së fundi, ajo po punon për finalizimin e projektit “Duro”, i cili pritet të lansohet shumë shpejt i shoqëruar edhe me videoklip.

Marketing

Në rrjete sociale, ajo ndau me ndjekësit një video, ku shfaqi pamje nga prapaskenat e atij klipi, teksa shfaqet e veshur me kostum të bardhë.

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/03/video-1615309734.mp4?_=1

Ndryshe, kënga e fundit nga Dafina Zeqiri mbetet “Mos shko”, në duet me Yll Limanin

Kujtojmë se “Duro” do të jetë projekt pjesë e albumit të ri të Dafinës me titull “Dafinë moj”, për të cilin ajo ka punuar muajt e fundit .