Dafina provokon me këmishë të zbërthyer

21:46 | 15 Prill 2021

Foto: Instagram

Marketing

Dafina erdhi tërheqëse në fotot me këmishë të zbërthyer.

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri dje festoi ditëlindjen, meqë rast mbushi 32 vjet jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo një ditë pas ditëlindjes erdhi atraktive me fotografi të reja në rrjete sociale, në të cilat dukej në formë shumë të mirë.

Dafina kishte veshur një këmishë të zezë, të cilën e kishte kombinuar me një kapele me po të njëjtën ngjyrë.

Ajo kishte lëshuar flokët, ndërsa detaji që mori vëmendje ishte këmisha e lënë zbërthyer, e cila ia zbulonte gjoksin asaj.

Projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri është “Duro”, këngë e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe trajtoi një tematikë më ndryshe prej projekteve të tjera të saj. /Lajmi.net/

Marketing