Dafina Stojanoska: Jemi të gatshëm për fitoren më të madhe zgjedhore

Dafina Stojanoska bartëse e listës së koalicionit Rindërtimi i Maqedonisë nga shtabi partiak rajonal i VMRO-DPMNE-së në Gostivar porositi se në fushatën e tyre imperativi kryesor do të jetë shëndeti i qytetarëve dhe se do ta arrijnë fitoren më të madhe zgjedhore.

Marketing

“Më 15 korrik, deputetët e ardhshëm nga VMRO – DPMNE dhe Koalicioni për Rindërtim i Maqedonisë nga Gostivari, Tetova, Bërvenica dhe Tearca do të njoftohen nga ky Shtab Rajonal Zgjedhor. Sonte, ata deputetë janë të obliguar të punojnë dhe angazhohen ekskluzivisht për Maqedoninë dhe qytetarët e saj.Jemi përballë një fushate zgjedhore dhe zgjedhje, shumë të ndryshme nga të gjitha ato të mëparshme, kryesisht për shkak të virusit korona. Ne jemi të gatshëm, duke respektuar të gjitha protokollet dhe duke pasur si imperativin më të madh shëndetin e secilit prej nesh, të luftojmë dhe të arrijmë fitoren më të madhe zgjedhore deri më tani së bashku për VMRO – DPMNE dhe Koalicionin për Rindërtimin e Maqedonisë. Avantazhi ynë është se ne jemi ndryshe nga LSDM”, tha Stojanoska në fjalimin e parë të saj për këtë fushatë.

Bartësja e listës së Koalicionit për Rindërtim të Maqedonisë natën e kaluar pati një takim me kryetarët e gjashtë komiteteve komunale në Njësinë Zgjedhore 6 dhe strukturave të tjera të partisë. Pas rishikimit të situatës, ata kanë arritur në përfundimin se ekipi i tyre është gati të zhvillojë fushatën në terren në 19 ditët e ardhshme.

Marketing