Dafina ‘thumbon’ Kidën për këngën e re?

Kida publikoi në mesnatë këngën e re.

Kida publikoi këngën e re me titull “Edhe sa”, të cilës ia bashkëngjiti edhe videoklipin.

Marketing

Kënga është me tekst të reperit Mozzik, ndërsa u punua nga Mixey dhe natyrisht e sjell të kënduar me një zë unik Kida.

Videoklipi i kësaj kënge u punua në atë mënyrë që të duket sikurse film i metrazhit të shkurtër, pjesë e të cilit janë edhe Arta Elezaj, Kejvina Kthella dhe Megi Pojani.

Nuk munguan komentet pozitive të fansave dhe të kolegëve të artistes, por tek këta të fundit, njëra duket se e ‘thumboi’ Kidën.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila ripostoi këngën “Million Dollar” dhe shkruan “Më thuaj diçka të re? Gjithmonë mendoni dy hapa përpara vajza.. në gjithçka, me çdokënd.”

Por, e vërteta doli të jetë ndryshe, ngase më pastaj Dafina postoi këngën e Kidës në Instagram, duke treguar mbështetjen për të.

Marketing