Dafina Zeqiri publikon këngën “Rofe” (video)

Kënga është publikuar në 30 vjetorin e lindjes së artistes

Marketing

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri ka publikuar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “ROFE” dhe është publikuar e shoqëruar edhe me videoklip. Për melodinë e këngës është përkujdesur vetë artistja, ndërsa për tekstin ka bashkëpunuar edhe me Arianit Palajn. Kënga është publikuar në 30 vjetorin e lindjes së Dafinës dhe është një dhuratë që artistja ka vendosur t’ua dhurojë fansave të saj.

Këngëtarja shfaqet atraktive në klip, duke u paraqitur me stile të ndryshme si në veshje ashtu edhe me stilin e flokëve. “A e man n’men” është projekti i fundit muzikor i artistes që është publikuar më 1 mars dhe që deri më tani numëron mbi tre milionë klikime në Youtube./21Media

Marketing