Daily Mail ia huq më të madhe, e bën Taynan “dashnore” të reperit Tyga

Tayna është bërë sot pjesë e një raporti të tabloidit britanik Daily Mail në një shkrim ku gazetari i kësaj të përditshme shkruan se reperi Tyga është parë në një protestë për George Floyd bashkë me Taynan të cilën e ka konsideruar si një repere të njohur që ngjason me Kylie Jenner.

Marketing

Tyga ka qenë në lidhje për një kohë me pasaniken amerikane, Kylie Jenner.

Reperi 30 vjeçar Tyga (emri i vërtetë i të cilit është Michael Ray Stevenson) është parë në një protestë masive në Hollywood që është mbajtur të martën në mbrëmje, shkruan GazetaExpress.

Fotografitë ai i ka shpërndarë në Instagram story ku shihet para një turme të madhe që gjendet në qoshe të lagjes “Vine and Sunset” në Hollywood.

Tyga ka pasur të veshur një bluzë me kapelë dhe një maskë.

Këtu vjen edhe huqja e Daily Mail që shkruan se shoqëruesja e Tygas është reperja kosovare Tayna.

Por, Tayna momentalisht është në Zvicër dhe hera e fundit që ka qenë në Amerikë është mesi i muajit mars.

Ajo ishte kthyer në Kosovë dhe askush ende nuk e di se pse ajo nuk ishte karantinuar.

Ndryshe, reperi amerikan kulmin e famës e arriti gjatë kohës kur ai ishte në lidhje me miliarderen e njohur të klanit të familjes Kardashian – Kylie Jenner.

Marketing