Dalin fotot nga vendngjarja, ky është prokurori që i hodhën makinën në erë me tritol

Shpërthimi i orës 03:00 në lagjen “28 Nëntori” në Vlorë ka shkaktuar frikë tek banorët.

Marketing

Pas verifikimimeve paraprake, policia konstatoi se ishte hedhur në erë me lëndë shpërthyese makina e prokurorit Albert Kuliçi, e cila është shkatërruar tërësisht në pjesën e motorit.

Pjesë të makinës janë shpërndarë përreth për shkak të forcës së shpërthimit duke e bërë makinën krejtësisht të papërdorshme.

Albeu.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa dyshohet se ngjarja ka të bëjë me detyrën e prokurorit, ndërsa nga shpëthimi nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia në vendngjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Nga pamjet e siguruara shihet se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prokurori Kuliçi. /albeu.com/

Marketing