Dalin hetimet e para, si u dogj Notre Dame?

Hetuesit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, thanë për media se besojnë që zjarri në Katedralen e Notre-Damit në Paris, filloi aksidentalisht, dhe nuk ishte i qëllimshëm.

Marketing

Ata thanë se sipas hetimeve të para, ky është përfundimi, por ende mbetet shumë për të hetuar, dhe nuk është kjo përgjigje përfundimtare, raporton The Guardian.

Gjatë ditës sot është raportuar nga mediat se me gjasë zjarri filloi aksidentalisht, nga ndërtuesit të cilët po e ri-konstruktonin tempullin. Mendohet se nga aty aksidentalisht filloi zjarri, i cili fillimisht nisi në çati e pastaj u përhap në përmasa masive.

Ky tempull religjioz, ka 8 shekuj që u ndërtua, ndërsa për ndërtimin e saj u deshën dy shekuj të tërë. Konsiderohet si vendi i historisë dhe i artit francez.