Federata Shqiptare Futbollit ka nxjerrë në shitej biletat e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do të luhet më 7 Shtator, ora 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e kombëtares së Christian Panucci-t në Ligën e Kombeve, një kompeticion që starton për herë të parë këtë shtator.

Ajo që bie në sy, janë çmimet mjaft të larta të biletave për këtë takim, pavarësisht se emri i kundërshatrit nuk është intrigues.

Kështu çmimet variojnë nga 1000 lekë të reja mbrapa porte, deri në 18 mijë lekë në tribunën VIP dhe janë dukshëm më të larta se për sfida shumë më prestigjoze.