Dalin pamjet 3D, si u vra në mënyrë makabre nga grabitësit 20-vjeçarja greke në sy të foshnjës

Mediat në Athinë kanë rindërtuar skenën e krimit në 3D, të vrasje barbare të 20 vjeçare në Greqi. Hetuesit, bazuar edhe te ekspertiza arritën në përfundimin se nëna u mbyt nga grabitësit në sy të foshnjës, ndërsa burri u lidh.

Policia vlerëson se pasi 3 autorët e krimit me kapuç varën qenin e familjes në kangjella, hynë në shtëpi nga dritarja e bodrumit dhe prej andej filloi makthi për çiftin.

Sipas dëshmive të burrit, tre autorët e krimit flisnin një greqishte të pastër, ishin me gjatësi mesatare dhe trup normal.

Marketing

Por, kur u larguan, 32-vjeçari tha para hetuesve se i dëgjoi grabitësit duke folur me njëri-tjetrin në gjuhën e tyre amtare.

Por cila ishte gjuha? “Ai tashmë është thirrur për ta identifikuar me ndihmën e policisë” shkruajnë mediat.

Grupi hetimor i ekspertëve është i bindur se autorët kanë lënë gjurmë. Hajdutët qëndruan në shtëpi për një orë.

Ndërkohë që një video është identifikuar edhe një bashkëpunëtorë i katërt që qëndronte jashtë shtëpisë duke pirë cigare dhe kontrolluar zonën.

 

Marketing