Dalja në votime, më e ulët krahasuar me parlamentaret e vitit 2016

Dalje në votime, krahasuar me zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2016, është shumë e ulët. Marrë parasysh ecurinë e votimit deri në orën 13:00 në njësinë zgjedhore numër 1, shifrat e sotme tregojnë një dalje prej 27,23%, ndërkaq para 4 vitesh, deri në këtë orë ishte 38,35%. Në njësinë zgjedhore 2, dalja sot është 22.55% ndërsa në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e kaluara parlamentare ishte 33,63%.

Marketing

Në njësinë e tretë zgjedhore, dalja aktuale numëron 29,57% ndërsa në zgjedhjet e kaluara rezultonte të ishte 38,51%. Në njësinë e katërt zgjedhore, dalja aktuale llogaritet 28,18% ndërsa në zgjedhjet e kaluara parlamente të vitit 2016, ishte 39,2%.

Në njësinë e pestë zgjedhore, deri në orën 13:00 votuan 23,69%, ndërsa në zgjedhjet e kaluara dalja ishte 33,55%. Sa i përket njësisë së 6-të zgjedhore, dalja aktuale është 16,24% ndërsa para katër vitesh, ajo ishte 23,93%. Në total, në nivel shtetëror, dalja deri në orën 13 në këto zgjedhje është 24,03% ndërsa 4 vjet më parë ishte 34,37%.

Marketing