“Damir, Damir…”, 100,000 banorë të Moskës thirrën emrin pilotit musliman që shpëtoi 233 jetë (VIDEO)

Yje të showbiz-it, shkencëtarë, figura publike, morën pjesë në festimin e Ditës së Flamurit Kombëtar të Rusisë në qendër të Moskës.

Marketing

Damir Yusupov foli gjithashtu në koncertin kushtuar 350-vjetorit të flamurit rus përpara më shumë se 100,000 njerëzve në Avenue Sakharov.

Ky pilot 41-vjeçar u bë i famshëm pak ditë më parë, pasi realizoi një ulje të sigurt të një Airbus A321 që po drejtonte, e kjo për shkak të një përplasjeje me një tufë pulëkuqësh.

Jusupov shpëtoi jetën e 233 pasagjerëve dhe ekuipazhit, gjë që e bëri atë heroin e Rusisë, sipas vlerësimit të dhënë dhe nga Presidenti Putin.

Kur Damir Jusupov morri fjalën në aktivitet, mijëra njerëz nisën të thërrasin emrin e tij. Damir Jusupov, një musliman, me përulje u uroi të gjithëve paqe, lumturi dhe prosperitet. /tesheshi.com/

Marketing