Real Madrid janë më konkurrues pa Cristiano Ronaldon. Kështu së paku mendon Dani Alves.

Ish mbrojtësi i Juventusit, ka thënë se ‘Los Blancos’ janë skuadër më e mirë pa pesë herë fituesin e Topit të Artë.

Cristiano Ronaldo këtë verë u largua nga Real Madrid pas nëntë viteve qëndrim, duke iu bashkuar kampionëve të Serie A, skuadrës së Juventusit.

“Mendoj se, në kundërshtim me atë që të gjithë e mendojnë, Madrid është skuadër më e mirë pa Cristiano Ronaldon”, ka deklaruar Alves.

Ai tutje shton se në syrin e tij, në mënyrën se si ai e kupton futbollin, Real Madrid janë skuadër më e rrezikshme pa Ronaldon.