Dani Olmo, ofertë e re për rinovim nga Dinamo

Talenti spanjoll, Dani Olmo, i cili gjatë merkatos së verës u kërkua me insistim nga Milani dhe Roma, nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u larguar nga Dinamo e Zagrebit. 21-vjeçari pohoi se ai dëshironte të transferohej në një skuadër të madhe europiane, por kërkesa prej 40 milionë eurosh e klubit ballkanas për kartonin e tij ishte shumë e lartë për një lojtar që luan në Kroaci.Gjithsesi, 21-vjeçari deklaroi se, pavarësisht situatës që u krijua mes tij dhe klubit, ai do të japë maksimumin që ekipi i tij të arrijë objektivat e vendosura. Sipas medieve kroate, klubi i ka ofruar spanjollit rinovimin e kontratës me një pagë prej 1.2 milionë eurosh në sezon.

Marketing
Marketing