Më 30 shtator, qytetarët do të bëjnë zgjedhjen që e formon të ardhmen e vendit tuaj dhe ajo zgjedhje do të ketë pasoja për gjeneratat e ardhshme. Ju ftoj të shfrytëzoni të drejtën e juaj demokratike dhe të votoni në referendumin e ardhshëm.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë të KE-së Kristijan Daniellson në hapjen e serisë së dialogjeve me qytetarët “Mendoje të ardhmen bashkë”.

Ai ka dërguar urim deri te kryeministri dhe institucionet e vendit për arritjen e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e çështjes së emrit që sipas tij, “e hap rrugën e vendit drejt Evropës”.