Dani,ilahi me Adem Ramadanin

Ramadan Krasniqi-Dani ka bashkuar forcat me Adem Ramadanin për të sjellë një ilahi.

Marketing

Ramadan Krasniqi-Dani dhe Adem Ramadani kanë njoftuar që nesër (e premte) publikohet ilahia e tyre, shkruan lajmi.net.
“Salatullah” titullohet ilahia e Danit dhe Ademit, ndërsa do të vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
“Me lejen e Allahut nesër e postojmë ilahinë e Re SALATULLAH ora 17:30”, ka shkruar Ramadani në një postim në Instagram.
Për ndryshe, Dani edhe vitin e kaluar kishte publikuar një ilahi me titull “Aromë” për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë të kësaj ilahie, e cila e plotë publikohet nesër.