Danimarka e ratifikoi Protokollin për Maqedoninë e Veriut në NATO

Parlamenti danez sot pa debat dhe në prani të shefit të diplomacisë daneze, Anders Samuelsen e ratifikoi Protokollin për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Protokolli në Parlamentin e Danimarkës u ratifikua me 97 vota “për” dhe nëntë të përmbajtur.

Marketing

Me këtë Danimarka u bë vendi i nëntë i cili e ratifikoi Protokollin, përkatësisht vendi i parë i Evropës Perëndimore i cili e përfundoi procedurën për ratifikim dhe i dha dritë të gjelbër Shkupit në rrugën drejt anëtarësimit të barabartë në Aleancë.

Në mbledhje të hapur mori pjesë edhe u.d. ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Aleksandar Novotni.