Danimarkë, MPJ demanton lajmet se mbështet Bullgarinë

Ministria e Jashtme e Danimarkës përgënjeshtroi lajmet se e mbështet veton e Bullgarisë për fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së Veriut me BE-në. “Informatat e publikuara në mediat bullgare të cilat aludojnë në atë se Danimarka i është bashkangjitur vetos së Bullgarisë për negociatat qasëse të Maqedonisë së Veriut në BE nuk janë të sakta. Danimarka i mbështet propozimet aktuale të Komisionit Evropian në lidhje kornizën negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe atë e ka kumtuar shumë qartë në të gjitha forumet për negociata. Danimarka është e gatshme t’i pranojë këtë korniza negociuese. Danimarka e mbështet plotësisht perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë aspekt, Danimarka e mbështet fillimin e negociatave qasëse me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut, pasi të përmbushen kushtet e vërtetuara nga Këshilli për Punë të Përgjithshme në mars të vitit 2020”, thonë nga Ministria e Jashtme e Danimarkës.

Marketing