DAP: 21 mijë punëtorë, pa pagat e muajit prill

Në muajin prill krahasuar me janarin, në sektorin privat pagë nuk kanë marrë rreth 21.000 punonjës. Nga DAP morëm informacione se përfundimisht me ditën e djeshme, janë dorëzuar 5392 më pak llogari për paga nga personat juridik dhe kryerës të pavarur të veprimtarisë për muajin prill krahasuar me janarin. Nga kjo Drejtori shprehen se nëse përpunimi i të dhënave për muajin prill kryhet në periudhën e ardhshme, numri i llogarive të dorëzuara për paga do të rritej.

Marketing

“20.977 persona nuk morën paga në prill”.

Informatën që e publikoi zëvendës Ministrja plotësuese e financave Gordana Dimitrieska-Koçoska nga VMRO DPMNE është se në prill 30.456 të punësuar në sektorin real nuk kanë marrë rroga. Koçoska në emisionin “Magazina Ekonomike”, në Alsat, e pyeti qeverinë nëse bëhet fjalë për punonjës që janë larguar nga puna ose për ndonjë arsye tjetër ata kanë mbetur pa të ardhura në prill. Nga Organizata e Punëdhënësve për Alsat thotë se janë të sigurt se bëhet fjalë për kompani që janë në “gjendje kome”. Ato kompani nuk kanë asnjë të ardhur në llogaritë e tyre, dhe për momentin realizimi është ndalur dhe nuk do të bëhet. Një pjesë e mirë e këtyre ndërmarrjeve sipas punëdhënësve, do të falimentojnë ose do të shkojnë në likuidim.

Marketing