DAP-i për 15 ditë do të kthejë mbi 1 milionë euro te 204 088 qytetarë

Drejtoria për të ardhura (hyra) publike (DAP) në Maqedoninë e Veriut ka raportuar në lidhje me rritjen e blerjes së produkteve vendore dhe shërbime tjera gjatë javës së kaluar përmes “Fundjavës pa TVSH”, në të cilën kontribuuan 204,088 qytetarë të vendit, transmeton Portalb.mk. Në krahasim me një javë më parë, vlerësohet se për 2.2 herë më shumë ka pasur rritje të qarkullimit.

Marketing

“Më 10, 11 dhe 12 tetor të vitit 2020, gjithsej 204,088 qytetarë kanë blerë produkte e shërbime vendore, si dhe pajisje kompjuteri dhe llogaritë fiskale i kanë skanuar përmes aplikacionit TVSH-ja Ime”, raportojnë nga DAP

Marketing