DAP: Janë skenuar dy milionë kupona fiskal

Që nga një korriku, kur filloi masa e kthimit prej 15% të TVSH-në, aplikacioni “TVSH-ja ime” është shkarkuar nga 120.000 qytetarë, bëjnë të ditur nga DAP.

Marketing

Poashtu nga kjo drejtori thonë se në këtë periudhë janë skenuar rreth 2 milionë kupona fiskal, me një qarkullim prej gati 17 milionë euro.

Në bazë të përllogaritjeve do të kthehen mbi 260 mijë euro, para që do të depozitohen në llogaritë e qytetarëve në muajin dhjetor. Nga DAP, thonë se janë të kënaqur me realizimin e tanishëm të kësaj mase dhe efektet që kanë për qëllim ballafaqimin me ekonominë e zezë.

“Qytetarët këmbëngulin në lëshimin e kuponave fiskal për produktet që ata blejnë dhe për shërbimet që përdorin, ndërsa më shpesh në Drejtorin e të Ardhurave Publike, raportohen parregullsi në lëshimin ose mos lëshimin e kuponave fiskal”, thonë nga DAP.

Përkundër dyshimeve që dolën nga opinioni rreth sigurisë së aplikacionit nga DAP thonë se qytetarët janë maksimalisht të mbrojtur.

Prej dje edhe qytetarët, të cilët posedojnë telefon “ajfon” mund ta shkarkojnë aplikacionin. Ndërsa ata që nuk kanë mundësi që nëpërmjet telefonit të bëjnë skenimin e kuponëve fiskal, këtë do të mund ta bëjnë duke dërguar kuponët fiskal në një nga njësitë e DAP ku ata do të skenohen dhe do të realizojnë të drejtën e tyre për kthimin e 15% të TVSH-së.

Marketing