DAP shpjegon se si mund t’i ktheni paratë nga TVSH-ja

Drejtoria e të Ardhurave Publike prej sot fillon zbatimin e projektit për kthimin e TVSH-së. Qytetarët për herë të parë kanë mundësi të kërkojnë t’u kthehet 15% e TVSH-së së paguar.

Marketing

Në konferencën e sotme për shtyp, drejtoresha e këtij institucioni, ka prezantuar mundësitë teknike përmes së cilave qytetarët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë të drejtën e kthimit të TVSH-së. Me këtë rast, DAP ka hapur një aplikacion “Moj DDV” (TVSH-ja ime), i cili mund të shkarkohet në telefonat e mençur nëpërmjet së cilit qytetarët do të kenë mundësi që të skenojnë llogarinë fiskale nga produktet që kanë blerë dhe për të cilat kanë paguar më së shumti 30.000 denarë.

Qytetarët të cilët nuk kanë telefona të mençur apo nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë aplikacionin, llogaritë fiskale mund t’i dërgojnë në njësitë organizative të DAP, ku do të ketë telefona ku mund të regjistrohen dhe të skenojnë llogaritë e tyre fiskale.

Marketing