Dardan Dehari nga Tetova me sukses mbyll garat e kampionatit botëror në ski “FIS ALPINE WORLD SKI CHAMPIONSHIP 2021”

I vetmi përfaqësues nga Maqedonia e Veriut në kampionatin botëror në ski “Fis Alpine World Ski Championship” , ishte shqiptari nga Tetova, Dardan Dehari, i cili me suksesin më të madh deri si përfaqësues nga Maqedonia e Veriut, e mbylli garën duke u radhitur në vendin e 45.

Marketing

Ky sukses i Dardan Dearit, skiatorit te parë profesionist shqiptar në RMV, është n një krenari kombëtar dhe një mesazh i fuqishëm për të gjithë të rinjtë shqiptar, që rruga e suksesit në sport, është e arritshme vetëm me përkushtim dhe punë.

Duke i uruar edhe njëherë për suksesin Dardan Dehari, i urojmë suksese edhe më të mëdha në të ardhmen, për të vazhduar të jetë shembull i fuqishëm për të gjithë të rinjtë që kanë vullnetin dhe dëshirën për t’u ngjitur në rrugën drejt suksesit në sportin e skiimit!

Marketing