‘Dardanët’ e shpallin Andi Zeqirin person ‘NON-GRATA’

11:32 | 20 Maj 2021

Marketing

Kryetari i tifogrupit ‘Dardanët’, Luli Berisha ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook mbi Andi Zeqirin.

Andi Zeqiri së fundmi është konfirmuar si një lojtar në listën e Zvicrës dhe do të luajë dy miqësore përpara Kampionatit Evropian, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Luli Berishës:

Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova. Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti? Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse? Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra. Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA. Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt! Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme. Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!

Presidenti Agim Ademi është kontaktuar nga lajmi.net mbi vendimin e Andi Zeqirit dhe ai ka deklaruar se e gjithë familja e Zeqirit kishte pranuar të luante për Kosovën, por nuk e di se çfarë ndodhi në fund./Lajmi.net/

Ademi flet ekskluzivisht për lajmi.net mbi vendimin e Zeqirit dhe lojtarët e rinj që do të luajnë për Kosovën

Marketing