Darmian mund të kalojë tek Inter – ky është skenari

Matteo Darmian mund të transferohet tek Inter.‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Intr janë të interesuar të afrojnë yllin e Parma, Matteo Darmian.

Marketing

Por, një gjë të tillë, skuadra e Antonio Conte do ta bënte vetëm nëse Diego Godin do të vendoste të largohet nga skuadra.

Godin erdhi tek Inter në verën e kaluar, por thuhet se lojtari mund të kthehet në La Liga, ku ka kaluar 12 vitet e fundit (Villarreal – Atletico Madrid).

Darmian do të ishte zëvendësues ideal për të, pasi lojtari mund të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, por edhe në anën e djathtë kur mbrojtja rreshtohet me tre lojtarë.

Antonio Conte do të mund ta përdorte lojtarin në dy pozita, duke pasur parasysh se trajneri italian luan me 3-5-2.