Departamenti i Shtetit pret datë për negociata jo më vonë se tetori. Zëvendës ndihmësi i sekretarit të shtetit Matthew Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës i inkurajon qytetarët e Maqedonisë që të kenë besim në këtë proces.

“E di që ka disa probleme lidhur me kohën e marrjes së vendimeve në Bundestag. Nuk e di nëse fokusi do të jetë marrja e një vendimi në qershor ose ndoshta në korrik, varësisht nga procedurat e brendshme të Bundestagut. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara shpresojnë dhe mbështesin Këshillin Evropian për të hapur negociatat e pranimit”, tha ai.

Ndryshe nga angazhimi i Uashingtonit, mediat evropiane promovojnë ide të ndryshme për integrimin e shteteve të Ballkanit. Gazeta austriake “Prese” sugjeron në vend të zgjerimit, krijimin e një Unioni të ri Ballkanik Perëndimor. Gazeta austriake konstaton se procesi i zgjerimit është në një mënyrë korrozive, por siç theksohet, do të ishte gabim nëse udhëheqja e re evropiane do të ngre frenën për vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, në vend që të insistojnë në integrimin e tyre në Bashkim, propozohet një qasje e re.

“Nevojitet një marrëdhënie e re midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Dhe oferta duhet të jetë kështu: Brenda dhjetë vjetëve, të ndërtohet Bashkimi i Ballkanit Perëndimor në shembujt e BE-së – duke hequr kufijtë, një treg të përbashkët me katër liritë themelore, një politikë të përbashkët energjetike, një politikë të përbashkët në telekomunikacion, trafik, të drejtat”, thuhet në komentin e “Prese”.

Vetëm pasi të kenë sukses në këtë, Bashkimi do t’i marrë të gjitha vendet së bashku, që mos ndodhin bllokada nga lloji Serbia të bllokojë Shqipërinë pasi të antarësohet në BE.
I gjithë plani do të realizohej me një ndihmë të fortë financiare evropiane, siguron “Prese”, por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë lindje e re e Jugosllavisë, por një aleat që do të bazohej në normat demokratike evropiane.