DASH: Progres në lirinë e mediave,vërejtje për korrupsionin

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë dhe të drejtat e njeriut për vitin 2019, flet se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë funksionarë të përfshirë në korrupsion. Në këtë ndikon edhe fakti që shteti mbetet punëdhënësi më i madh përmes punësimeve në administratë.

Marketing

Raporti i DASH

“Organizatat jo Qeveritare deklaruan se roli dominues i Qeverisë në ekonomi ka krijuar mundësi për korrupsion, për shkak se shteti përmes administratës është punëdhënësi më i madhe”.

Në fushën e sundimit të së drejtës në raport nënvizohet përmirësim sa i përket pavarësisë së gjyqësorit. Vendi gjithashtu ka shënuar progres në fushën e mediave por problemet me pavarësinë e mediave dhe frikësimin e gazetarëve nuk janë kapërcyer ende.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski deklaroi se nuk ka vend në botë ku nuk ka krim të organizuar dhe korrupsion në nivel të lartë. Por me rëndësi është që shteti të vazhdojë me reformat për luftë efikase ndaj këtyre fenomeneve.

Kjo duhet të jetë motiv edhe më i madh për luftë ndaj krimit dhe korrupsionit që të ulet në një nivel më të ulët. Andaj na duhen këto reforma të cilat i bëjmë dhe ajo që u bë me ligjin për PSP-në dhe paralelisht me këtë të punohet nga njëra anë në luftë të përkushtuar dhe efikase kundër krimit dhe korrupsionit në shtet, siç punohet në të gjithë shtetin- deklaroi Oliver Spasovaski, kryeministër Teknik.

Ndërsa nga VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzojnë pushtetin e udhëhequr nga LSDM për dështim në luftën kundër korrupsionit.

Zoran Zaev dhe LSDM sollën vetëm krim, korrupsion dhe zhvatje. Departamenti i shtetit në raportin më të ri noton se korrupsioni më i lartë është edhe më tej problem i madh në Republikën e Maqedonisë ndërsa ekzistojnë edhe raporte ku nëpunës shtetëror janë të inkuadruar në korrupsion- tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.

Ekspertja Sllagjana Taseva nga Transparencë Maqedoni thotë se Lufta kundër korrupsionit nuk mund të ketë efekt derisa ajo nuk frenohet nga prokuroritë e vendit.

Ne edhe në raportin e Transparencë Maqedonisë folëm për atë se problemi më i madh në korrupsion është ujdia në mes politikës dhe oligarkisë të cilat ndikojnë në punën e gjyqësorit, ndërsa me këtë askush nuk dëshiron të merret. Ne flasim për gjyqësor ndërsa prokuroria është bllokuesi më i madhe në Luftën kundër korrupsionit të lartë- pohoi Sllagjana Taseva, Transparencë Maqedoni 00.45:01.29

Në raportin e DASH-së, ndër të tjera thuhet se gjatë vitit 2019 se të drejtat themelore të njeriut kryesisht janë respektuar. Ndërsa nënvizohet se zgjedhjet presidenciale janë realizuar mirë por në kushte të mungesës së besimit ndaj institucioneve.

Marketing