DASH: Vizita e zv/sekretarit në Shkup, nxitje për reformat dhe Marrëveshjen e Prespës

Zv/sekretar i shtetit Xhon Sullivan pritet të zbresë në Shkup më 18 dhjetor me qëllim që t’i nxisë zyrtarët e lartë shtetëror të përshpejtojnë procesin e zbatimit të reformave dhe Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Nga Departamenti Amerikan i Shtetit të cilët konfirmojnë vizitën e Sullivan në Shkup, shtojnë se bëhet fjalë për vizitën në nivel më të lartë të Departamentit të Shtetit që nga viti 2001. Zyrtari i lartë amerikan përveç Shkupit pritet të vizitojë edhe Sofjen e Sarajevën, ndërkohë që do të ndalet edhe në Bratisllavë, Vienë dhe Varshavë.

Marketing