Dashtevski: Jam njeriu më jo partiak në krye të KSHZ-së

Antarët e ri të KShZ-së para kreut të kuvendit u betuan se se në mandatin e tyre do të respektojnë ligjin dhe kushtetutën e vendit. Kryetari i sapozgjedhur Aleksandar Dashtevski,i zgjedhur me propozim të VMRO-DPMNE-së, e konsideron veten si më jopartia. Ai tha se me punë do të nisin nga dita e hënë.
“Kaloi edhe një akt i cili është i nevojshëm sipas ligjit që të kompletohet përbërja e KShZ-së, pas vendimit që ishte miratuar një zëri para disaditësh dhe ky sot është hapi i dytë. U dakorduam me kolegët që të hënën të shkojmë në hapsirat e KShZ-së dhe më pas të merremi vesh për hapat e ardhsëm. Konsideroj se është mirë që kjo përfundoi me kohë pasiqë nevojitet për organizim të mirë e procesit zgjedhor. Zgjedhja bëhet me propozim të partisë por deri në vendim. Pastaj vetë ligji thotë se duhet të punojmë me profesionalizëm. Këtu përfundon ndihma partiake. Mund të thuhet se unë jam më jopartiak nga të gjithë, nuk jam anëtar i ndonjë strukture partiake apo kam pasur aktivitete të caktuara.”, tha Aleksandar Dashtesvski, kryetar i KSHZ-së.
Ndonëse  Dashtevski ishte akuzuar për afërsi me pushtetin e kaluar ai nuk beson se përzgjedhja e tij ka lidhje me këtë teksa zotohet se do ta bëjë detyrën me profesionalizëm. Ai ka qenë anëtar i institucionit të zgjedhjeve edhe më herët. Nga përbërja e vjetër tre antarë u rizgjodhën nga përbërja e kaluar. Gjatë mandatit të saj kjo përbërje detyrën e parë do ta ketë organizimi i zgjedhjeve lokale këtë vit.
Marketing