“Dashuria fiton”, Tuna në përkrahje të komunitetit LGBTI

Edhe Tuna mbështeti publikisht komunitetin LGBTI.

Marketing

Qershori për komunitetin LGBTI njihet si “Muaji i Krenarisë”, meqë rast organizohen evente të shumta, shkruan lajmi.net.

Meqë jemi në këtë muaj, shumë prej fytyrave publike kanë treguar haptas mbështetjen për këtë komunitet.

Së fundi, këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, përmes një postimi në rrjete sociale shprehu mbështetjen e saj për këtë kategori.

“Dashuria fiton”, shkruan ajo në foton ku shihet e mbuluar me ngjyrat e ylberit, që simbolizojnë LGBTI.

Kujtojmë se këngëtarja ka kohë që nuk ka qenë aktive me këngë të reja, por i është përkushtuar më shumë familjes.

Ajo ka pak muaj që u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një djalë, të cilin e quajti Zen.