Dashuria që i shkaktoj dhimbje Zanfina Ismailit

Zanfina Ismaili radhitet në mesin e atyre këngëtareve që arrijnë suksesshëm të krijojnë vakum mes gazetarëve dhe jetës së saj private. Këngëtarja ia ka dalë me sukses në këtë aspekt, shkruan “Kosovarja”.

Marketing

Kur pyetet për lidhjen, ajo thotë “stop”. Ndonëse nuk i pëlqen të flasë gjërat intime, ajo nuk reziston pa folur për dashurinë që ka ndaj kafshëve, pasion e dashuri që nuk e ka fshehur kurrë.

Ka raste kur në profilin e këngëtares në Instagram përfundojnë foto ku shihet qeni, apo macja e saj, ndaj të cilëve ka kujdes dhe dashuri tejet të veçantë e të madhe.

Ndryshe, pak kohë më parë ajo e ka humbur qenin e saj, për çka është pikëlluar pa masë, kjo pasi Zanfina është rritur me të dhe ai ishte tejet i rëndësishëm për gjithë familjen.

Marketing