Data e re e zgjedhjeve, qeveria: KShZ të veprojë sipas kushtetutës dhe kodit zgjedhor

Young man votes at the polling station in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia on 15 October 2017.Citizens of the Former Yugoslav Republic of Macedonia vote for the local election.
Pas arritjes së marrëveshjes mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për 15 korrikun si datë për zgjedhjet paralamentare, në Qeveri është zhvilluar takim mes anëtarëve të KSHZ-së dhe  përfaqësusve të kabinetit qeveritar në krye me kryeministrin teknik Oliver Spasovksi.
Përmes një njoftimi të lëshuar nga Qeveria theksohet se pritet nga Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) të veprojë sipas Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, dekreteve dhe konkluzioneve të saja dhe t’i aktivizojë veprimet zgjedhore.
“Në mbledhje nuk mori pjesë kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, edhe pse mbledhja është organizuar në bazë të letrës së tij në të cilën ai, në emër të Komisionit kërkoi mbledhje në Qeveri, dhe ajo u mbajt me anëtarët tjerë të KSHZ-së të udhëhequr nga nënkryetarja Ditmire Shehu”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu sipas autorizimeve të saj, bashkë me shumicën e anëtarëve të KSHZ-së, do të inicojë mbledhje në të cilën do të thirret në konkluzionin e Komisionit të 22 marsit në të cilin thuhet “të gjitha veprimet zgjedhore të cilat janë ndërmarrë sipas dispozitave të Kodit Zgjedhor deri më 22 mars të vitit 2020 vlerësohen si valide dhe se të gjitha veprimet tjera të cilat dalin nga Kodi Zgjedhor do të parashihen në rregulloren e shqyrtuar të cilën KSHZ do ta sjellë menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe sjelljes së dekretit të ri të Qeverisë për procesin zgjedhor”.
Nga egzekutivi theksojnë se pas mbledhjes që do ta mbaj KSHZ-së në të cilat do të konfirmohen dispozitat e konkluzionit të komisionit prej 22 marsit, janë të gatshme t’i përmbushin të gjitha obligimet në lidhje me organizimin dhe realizimin e zgjedhjeve, përfshirë edhe rekomandimet për realizim të sigurt të procesit zgjedhor nga aspekti shëndetësor, në bazë të së cilave KSHZ do të përgatisë udhëzime.
Marrëveshjen e përshëndeti edhe Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski. Nga presidenca shtojnë se rpesin zgjedhje ferr dhe demokartike.
Marketing