Data e zgjedhjeve: Anëtarët e KSHZ-së në takim te Pendarovski

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, ka realizuar takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje. Takimi vjen si pasojë e asaj që dje liderët e partive politike ishin në takim tek presidenti për të diskutuar për datën e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing

Pendarovski i ka informuar anëtarët e KSHZ-së me qëndrimet e partive politike dhe me qëndrimin e përbashkët të liderëve, se është e nevojshme të merret qëndrim nga KSHZ për afatet kohore të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve.

Në takim u ra dakord që KSHZ-ja nesër të dorëzojë mendimin e tij në Kabinetin e presidentit”, kumtoi Kabineti i Pendarovskit.

Marketing