Data e zgjedhjeve, Mickoski: Duhet të kalojmë disa hapa

Alsat M Logo
Data e zgjedhjeve, Mickoski: Duhet të kalojmë disa hapaAlsat2020-05-12T16:51:50+02:00
Lideri i opozitës maqedonase, Hristjan Mickoski pas takimit me liderët tha se para se te vendosim për datën e zgjedhjeve duhet të kalojmë disa hapa. Ato janë: vlerësimi i Komisionit të Sëmundjeve ngjitëse; KSHZ-ja; OSBE/ODIHR; dhe pastaj të arrijmë në një konsensus.

Marketing

Nëse nisemi nga ajo që shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm duhet ta dëgjojmë Komisionin për Sëmundje Infektive dhe askush të mos e kontestojë rekomandimin e tyre. E dyta, të dëgjojmë mendimin e KSHZ-së. E treta, të ftojmë OSBE/ODIHR-në për vëzhgim. E katërta, të arrijmë konsensus. Nga fillimi i javës së ardhshme do ti kemi përgjigjet e këtyre parametrave dhe do të mund të sjellim një vendim për një proces fer dhe demorkatik. Në rend dite kam kërkuar te shtohet edhe çështja e kontestit me fqinjin lindor që mohon identitetin tonë. Kjo nuk u pranua.