Data për negociatat, opozita skeptike për vendim pozitiv

Një ditë pas vizitës së presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe ftesës së tij drejtuar vendeve anëtare të BE-së që të votojnë për fillimin e negociatave me Shkupin, opozita shprehet skeptike. Sipas VMRO-DPMNE-së, mos-zbardhja e rasteve të rëndësishme gjyqësore dhe gjendja me administratën ndikon në marrjen e vendimit.

Data për fillimin e negociatave nuk varet nga deklaratat optimiste për nga ajo se çfarë do të realizojë vendi kandidat. Pyetja që u bë vitin e kaluar, kur Zoran Zaev dhe rrethi i tij gënjyen se Maqedonia mori datë dhe se asnjëherë më institucionet Evropiane nuk do t’i kthehen pyetjes nëse do të japin datë, ishte lufta me korrupsionin e lartë, rregullimi i administratës dhe lufta me krimin. Sa e dimë në këtë pjesë nuk është punuar asgjë -tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Simonida Kacarska nga Instituti për Politikë Evropiane thekson se mundësia e ndikimit të Tusk mbi vendet anëtare është e kufizuar megjithatë mbështetja e tij është e padiskutueshme.

S’ka dyshim që mesazhet e presidentit të Këshillit të Evropës Donald Tusk gjatë vizitës së tij në Shkup ishin inkurajuese dhe u përpor t’u japë sinjal vendeve anëtare se vendimi për fillimin e negociatave është e rrugës që të sillet për vendin tonë. Ai si president në largim i Këshillit, të mos harrojmë se në atë pozitë është edhe rreth një muaj e gjysmë, në këtë moment nuk mund të ndikojë në vendet anëtare. Puna e tij është e kufizuar mbi vendimet e vendeve anëtare por vizita e tij tek ne dhe në Shqipëri ishte mënyrë për t’u treguar vendeve anëtare të cilat duhet të vendosin – u shpreh Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Kacarska poashtu vlerëson se e ardhmja e lëndëve të Prokurorisë Speciale është e rëndësishme për vendet anëtare të BE-së.

Vendet anëtare presin që të shohin se në cilin drejtim do të vazhdojnë lëndët e korrupsionin të lartë. Para së gjithash këtu janë rastet që drejtonte Prokuroria Speciale, a do të inkuadrohet dhe si do të inkuadrohen ata në sistemin e prokurorisë së rregullt dhe në parim të tregojmë zhvillim në kahje pozitive – tha Simonida Kacarska, Instituti për Politikë Evropiane.

Tusk, gjatë vizitës në Shkup porositi vendet e BE-së të bëjnë pjesën e tyre, tashmë që Shkupi zyrtar ka bërë pjesën e tij. Nga mesi i muajit tetor, Këshilli i Evropës duhet të vendosë mbi caktimin e datës për fillimin eventual të negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian.

evn