Data,Presidenti Pendarovski në takim me Makron

Presidenti Stevo Pendarovski të martën e ardhshme pritet të takojë personalisht Presidentin francez Emanuel Makron nga i cili personalisht do të mund të dëgjojë shqetësimin e Francës për procesin e zgjerimit të BE-së.
Nga Kabineti i Presidentit nuk konfirmojnë akoma detajet e takimit i cili pritet të ndodhë në kuadër të Forumit parisien të paqes. Ky takim vjen pas insistimit të Presidentit Pendarovski për takim me Makronin i cili në Samitin e Këshillit Evropian ishte ndër kundërshtarët më të zëshëm kundër caktimit të datës për fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, me argumentimin e se BE-ja duhet fillimisht të reformojë metodologjinë e procesit të anëtarësimit.

Marketing
Marketing