Daut Haradinaj heq dorë nga statusi i veteranit

Është bërë bujë e madhe për çështjen e veteranëve të vërtetë dhe atyre mashtrues.

Marketing

Por është pikërisht deputeti nga radhët e AAK-së, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj i cili ka vendosur që të heq dorë nga statusi i veteranit, raporton Indeksonline.

Pas publikimit të listave në të cilat thuhet të jenë shumë emra të vërtetë veteranësh të cilësuar si mashtrues, Haradinaj ka vendosur të ndërmarrë këtë hap.

Ndryshe në vend çështje tejet e rëndësishme vazhdon të mbetet situata e veteranëve si dhe aktakuza e ngritur nga Prokuroria.

Haradinaj edhe pak orë më parë ka deklaruar se do të ishte më mirë të ndryshohej ligji pasi sipas tij do të ketë përplasje të popullit.