Partitë politike tashmë kanë nisur të publikojnë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të Tetorit.

Info7.mk mëson se në Komunën e Tearcës kandidat më i mundshëm për kryetar të komunës nga lëvizja BESA është Daut Memishi.

Me profesion ekonomist dhe me një përvojë në fushën e biznesit dhe ekonomisë.

Memishi për disa vite ka drejtuar degën e partisë BESA në komunën e Tearcës dhe falë angazhimit të tij dhe strukturës ai ka arritur që të ngre këtë parti.

Burimet tona thonë se Daut Memishi do të jetë kandidat për kryetar dhe së shpejti pritet të ndodh zyrtarizmi i kandidaturës së tij.

Kandidatura e tij më shumë favorizohet edhe për faktin se ai vjen nga Sllatina e cila ka numrin më të madh të votave në këtë rajon.

Artikulli paraprakUellsi një hap afër kualifikimit, mposht Turqinë
Artikulli tjetërBE dhe raportet me Bullgarinë në fokusin e fjalimit të ministrit Osmani para komisionit për politikë të jashtme