Dauti kërkon nga qeveria t’ia mer kompetencat kryetarit të Çuçersandevës

Presidenti i kompanisë, Dauti Komerc Xhemail Dauti,në një debat në servisin public program në gjuhën shqipe së bashku me afaristë tjerë kanë debatuar për problemet me të cilat ballafaqohet biznesi në Maqedoninë e Veriut sidomos kompanitë në zonën e Vizbegut ku janë të përqëndruara një numër i madh i kompanive të cilat kryesisht janë kompani shqiptare. Në cilësinë e anëtarit të kryesis së Odës Ekonomike të Maqedonisë-Veriperëndimore, dhe kryetar i parë i kësaj ode Xhemail Dauti ka dalë në mbrojtje të afristëve të zonës ekonomike të Vizbegut të cilat ballafaqohen me shantazhe dhe problem të shumta nga ana e komunave të Butelit, Karposhit dhe Çuçersandevës,Sipas tij qeveria duhet të intervenojë me urgjencë që tua mer kompetencat këtyre komunave sidomos asaj të Çuçersandevës sepse është bërë pengesa kryesore për zhvillimin e kompanive të cilat veprojnë në atë zonë.”Ne si Odë Ekonomike kemi kërkuar që të tre këtyre komunave tu meren kompetencat në sferën e urbanizmit sepse janë bërë pengesë për zhvillimin e biznesit, fatkeqësisht deri më tani kjo kërkesë ka hasur në vesh të shurdhër tek institucuonet qendrore.Zona ekonomie e Vizbegut ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik dhe bën pjesë me reth 4%,në brutoprodhimin shoqërorë ku janë të insatluara rreth 450 biznese.Qveria duhet urgjentisht që tua mer kompenecat këtyre komunave sepse janë bërë pengesë për zhvillimin e këtyre bizneseve”ka deklaruar Dauti, sipas tij bizneset shqipatre janë peng i politikës së një individi i cili nuk ka asnjë potencial për të udhëhequrme atë komunë”Kjo sjellje e këtij kryetarit është e papranueshme pa asnjë bazë ligjore Çuçersandeva ka ritur taksat komunale dhe çdo afarist i cili dëshiron të investojë duhet të paguaj 35 auro taksa komunale për një metër katrorë, shumë kjo e cila nuk është në asnjë komunë tjetër në Maqedoninë e Veriut”ka thënë Dauti.Ai gjithashtu ka folur edhe për rëndësinë që do të ketë magjistralja që lidh Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe ka kërkuar nga institucionet që sa më shpejtë të bëjnë realizimin e kësaj rruge e cila do të mundësojë qarkullimin në të lirë të mallrave dhe të qytetarëve.Ai gjitahshtu ka folur edhe për problemet me të cilat ballafaqohen biznesmenët në përgjithësi dhe takimet tanimë me ish kryeministrin Zoran Zaev”Në vitin 2019 OEMVP deri tek qeveria ka dërguar 69 kërkesa nga të cilat deri më tani janë realizuar vetëm 5 deri 6 kërkesa,një ndër insistimet tona ishte edhe ligji për tatimin progresiv për të cilin ne ishim kategorik se nuk duhet të ndodhë gjë e cila u dëshmua dhe ai ligj nga 1 janari i këtij viti është shfuqizuar”ka deklaruar Dauti në emisionin debativ.

Marketing
Marketing