Dauti Komerc, e 57-ta në mesin e njëqind kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut

Kompania Dauti Komerc, është renditur në top një qindëshin e kompanive më të mëdha në Maqedoninë e Veriut për vitin 2018. Magazina ekonomike” Analitika” në bazë të një hulumtimi që ka realizuar ka radhitur kompaninë në vendin e pesëdhjetë e shtatë në mesin e njëqind kompanive më të suksesshme në vendin tonë.

Shpallja e kompanive më të suksesshme bëhet në bazë të të dhënave zyrtare të Regjistrit Qendror si institucion përgjegjës, për secilën kompani veçmas. Në TOP 100 renditen kompanitë më të suksesshme të vitit në bazë të tre kategorive qarkullimi i përgjithshëm vjetor, neto fitimi dhe numri i përgjithshëm i të të punësuarve.

Ky është suksesi i radhës i kompanisë Dauti Komerc, e cila tanimë është një kompani e etabluar si në Maqedoni ashtu edhe në rajon, gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare ndërsa dy vite edhe kompania më e suksesshme e vitit në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Sipas hulumtimit të magazinës “Analitika”, në vendin e parë është ranguar, Xhonson Meti, e dyta Okta ndërsa në vendin e tretë EVN-Maqedoni.

Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.