Dauti Komerc i’a msyn Evropës

Kompania më e suksesshme shqipatre në Maqedoninë e Veriut,Dauti Komerc ka filluar zgjërimin e saj edhe në tregun evropian.Tre kamion të kësaj kompanie me prodhime vendore janë nisur drejt Italisë për tu dhënë mundësinë prodhimeve nga vendi që ti shijojnë edhe qytetarët e njërit ndër shtete më të zhvilluara në Evropu ku shija e konsumatorit është shumë e mprehtë.

Marketing

Nga kjo kompani kanë informuar se gjatë viteve të ardhshme synimi i tyre është që të pozicionohen edhe në tregun evropian po edhe më gjërë përfshirë edhe vende tejoqeanike siç është Panamaja dhe vende tjera të Amerikës latine.

“Soqëria Aksionare Dauti Komerc realizon eksportin e parë jashtë shtetit,ky projekt u realizua si rezultat i planit për orientimin e kompanisë drejt eksportit të produkteve vendore jasht vendit.

Eksporti i parë u realizua drejt Italisë, në ndërkohë janë nënshkruar kontrata me klientë nga disa shtete Europiane sic janë Gjermania, Austria, Zvicra etj.

Ne kuadër të këtij aktiviteti Sh.A Dauti Komerc synon që shtrirjen e aktiviteteve të saja ta orientojë edhe drejt Europës dhe më gjërë, gjë që do të ndikojë pozitivisht jo vetëm për Dautin por edhe për prodhuesit vendorë të cilëve u hapet edhe një mundësi shumë e mirë që me ndihmën e kësaj kompanie ti prezantojnë produktet e tyre jashtë vendit.”,thuhet në komunikatën e ,Dauti Komerc.

 

Dauti Komerc, është një kompani e etabluar si në Maqedoninë e Veriut  ashtu edhe në rajon, Gjatë dhjetë viteve të fundit kjo kompani është radhitur në top 5 e kompanive më të suksesshme shqiptare, ndërsa këtë vit kompania më e suksesshme shqipatre në vendin tonë. Kompania Dauti Komerc, është themeluar në vitin 1990 si një biznes familjarë, ndërsa sot është një ndër kompanitë më prestigjioze në vend e cila veprimtarinë e vet e ka shtrirë në më tepër vende të rajonit, Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi.

 

 

Marketing